Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00, transmeton Kosova Post.
Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.
– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
– Dhënia e betimit të deputetëve,
– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.
“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
Ueb faqes së Kuvendit,
Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.