Izraeli ka refuzuar dokumentin me 15 pika për Gazën, të prezantuar nga SHBA-ja, dhe nuk ka ndërmend të tërheqë forcat e ushtrisë izraelite (IDF) nga Rripi i Gazës derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe në mënyrë efektive, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Deklarata e Netanyahu erdhi në fillim të mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, që është deklarata e tij e parë publike lidhur me planin e veprimit me 15 pika, të paraqitur nga Bordi i Paqes.
Netanyahu shtoi se, për sa kohë ai do të jetë kryeministër i Izraelit, nuk do të ketë shtet palestinez, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor.
“Nuk do të ketë as ‘Fatahstan’ dhe as ‘Hamastan’”, deklaroi Netanyahu, duke iu referuar mundësisë së kontrollit të territoreve palestineze përkatësisht nga Fatah ose Hamasi.

























