Neymar është bërë golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Brazilit, me dy golat e shënuar ndaj Bolivisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Sulmuesi i Al Hilalit, e kaloi Pelen, i cili kishte 77 gola për Brazilin, ndërmjet viteve 1957-1971.
Neymari ka realizuar tani 79 gola në 125 paraqitje me kombëtaren braziliane.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të arrija këtë rekord. Mund të them se nuk jam lojtar më i mirë se Pele”, u shpreh Neymar pas ndeshjes.
“Gjithmonë kam dashtë që të krijoj storien time, të shkruaj emrin tim në historinë e futbollit brazilian dhe në kombëtare. Dhe sot, këtë e arrita”.