Arkivi Shqiptar dhe ai i Kosovës u bënë bashkë këtë 109 vjetor të pavarësisë për të publikuar në kalanë e Tiranës dokumente dhe fakte historike të nëntorëve që bënë historinë e Shqipërisë. Nga nëntori i Skënderbeut, deri te ai i çlirimit dhe më vonë, ishin të paraqitura përmes fotove dhe dokumenteve dhe do të jenë të hapura për publikun dhe në festën e çlirimit.
“Nga nëntorët vijmë, në nëtorë shkojmë”. Me këtë titull, Arkivi Shqiptar dhe ai i Kosovës çelën ekspozitën historike në kalanë e Tiranës.
Në këtë ekspozitë u publikuan disa dokumente dhe foto nga nëntori i Skënderbeut deri te ai i çlirimit.
Ky është viti i tretë i ekspozimit të këtyre dokumenteve, pas atij që u mbajt në Vlorë dhe në Kosovë