Doli nga spitali vetëm javën e kaluar. Por, Berlusconi rikthehet sërish aty.
Shkak për këtë duket të jetë frymëmarrja, gjegjësisht problemet me të të 86-vjeçarit, përcjell lajmi.net.
Këtë e konfirmoi vetë ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani. Siç raporton Ansa, ish-kryeministri është shtrirë në repartin intensiv.
“Ai është pranuar në kujdesin intensiv sepse një problem i është shkaktuar nga një infeksion nuk është zgjidhur,” u tha gazetarëve në Bruksel ministri i Jashtëm i Italisë.
Tutje, mediat nga Apeninet kanë shkruar se vajza e tij, Marina dhe vëllau Paulo e kanë vizituar gjatë ditës.