Riayd Mahrez ka gjetur marrëveshjen personale me Al Ahli, ndërkohë që edhe vetë klubi saudit ka arritur të bindë Manchester City me 35 milionë euro për ta lënë lojtarin e lirë.
Dokumentet janë duke u shkëmbyer mes dy palëve dhe deri në fund të javës pritet të vijë edhe firma e lojtarit me klubin e tij të ri.
Mahrez do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2027 dhe vizitat mjekësore priten të jenë sot.


























