Më herët herët u raportua për të shtëna me armë zjarri në parkun “Tauk Bahqe” të Prishtinës.

Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i lënduar.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Policia për Lajmi.net.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flroa Ahmeti ka thënë se i plagosur është L.D 22 vjeçar.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për te shtëna me armë në parkun e Tauk Bahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar në tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se Policia ka identifikuar disa të dyshuar për këtë rast.

“Ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë teë bëjnë me këtë ngjarje”, ka përfunduar Ahmeti /Lajmi.net/

Related Posts

You may also like

Fakte interesant rreth migrenës

Kush vuan nga dhimbjet e kokës e di