Banorët e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar janë tronditur nga një shpërthim i madh që ndriçoi qiellin e mbrëmjes menjëherë pas një goditje rrufeje, transmeton Anadolu.
Shkaku i saktë i shpërthimi misterioz të kapur në video nga njerëzit mbetet i paqartë për momentin.
Megjithatë, disa individë kanë sugjeruar se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrufe në afërsi menjëherë pas stuhive.
Shpërthimi fillimisht u raportua në mediat sociale, duke shkaktuar alarm në mesin e popullatës lokale.
Shumë individë regjistruan shpërthimin e fuqishëm që ndriçoi qiellin e natës.
Disa banorë vunë re gjithashtu një ndërprerje të shkurtër të energjisë si pasojë e shpërthimit.