Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, përcjell KosovaPost.
Sadiku ka triumfuar në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke mposhtur në finale Kristina Kuluhovën, e cila garoi për Serbinë.
Konjufca e ka cilësuar këtë sukses si një tjetër moment krenarie për sportin e Kosovës, duke vlerësuar talentin, punën dhe përkushtimin e boksieres kosovare.
“Një tjetër moment krenarie për sportin e Kosovës. Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks në kategorinë deri në 60 kg në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në finale, ajo triumfoi ndaj Kristina Kuluhovës, e cila garoi për Serbinë. Urime Donjetës dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka, për këtë arritje të jashtëzakonshme. Një tjetër dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit, që i japin sportit të Kosovës gjithnjë e më shumë peshë në arenën ndërkombëtare.”, ka shkruar Konjufca.


























