Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit të rezultateve të votave me post nga jashtë Kosovës, transmeton KosovaPost.
Pas numërimit të mbi 77 për qind të votave të dërguara me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.2 për qind.
Në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 9.7 për qind, ndërsa vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.06 për qind.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.



























