Në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ata patën mundësinë të njihen nga afër me detyrat e FSK-së, të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake si dhe të mësojnë për historinë dhe traditat e kësaj force, njofton Klankosova.tv.
Ky aktivitet, organizuar në kuadër të festimeve për pavarësinë, synon të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve arsimore dhe FSK-së, duke edukuar të rinjtë mbi rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri, shkruhet në postimin e FSK-së, në Facebook.
Pjesëmarrësit shprehën mirënjohje për rolin e FSK-së në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e stabilitetit.


























