Derisa retorika anti-imigruese e kandidatëve shënoi fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Francë në prill, New York Times tërhoqi vëmendjen për faktin se popullsia myslimane u largua në heshtje nga vendi. Duke folur për NYT, muslimanët deklaruan se ndiheshin si të huaj në vendin e tyre, por trajtoheshin si francezë kur shkonin në SHBA ose Britani, transmeton Kosova Post.
New York Times (NYT), në raportin e saj të gjerë bazuar në intervistat me myslimanët francezë, tha: “Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Francës, nuk flitet për asgjë përveç imigracionit. Por ajo që tregon një krizë më të thellë për vendin është përhapja graduale e imigrimit mysliman nga Franca”.
Njëri prej tyre është Sabri Louatah (38), i njohur për romanet dhe serialet e tij televizive të shkruara në frëngjisht. Ai po ndjek fushatën e zgjedhjeve presidenciale, por nga Filadelfia e SHBA- së. Nipi i emigrantëve algjerianë, deklaroi se në Francë u krijua një traumë e thellë, ndjenjat ndaj të gjithë myslimanëve francezë u ngurtësuan dhe ai nuk ndihej më i sigurt në këtë vend.
Ka një ikje truri
Myslimanët francezë, të cilët përbëjnë 10 për qind të popullsisë, zënë një vend çuditërisht të madh në fushatën zgjedhore, ndërkohë që zërat e tyre dëgjohen rrallë.
Megjithatë, ekziston një temë për të cilën kandidatët presidencialë nuk flasin kurrë, dhe ajo është emigracioni. Për vite me radhë, Franca ka humbur profesionistë me arsim të lartë që kërkojnë më shumë dinamizëm dhe mundësi diku tjetër, mes të cilëve numri i myslimanëve francezë po rritet, sipas akademikëve.
Myslimanët e shpjegojnë këtë me diskriminimin, paragjykimin dhe shqetësimet e sigurisë dhe ndjenjën e mospërkatësisë.
Kjo tregon se Franca ka dështuar të hapë rrugën e avancimit edhe për më të suksesshmit e grupit më të madh të minoritetit, duke humbur nga ‘ikja e trurit’ ku mund të shërbejnë si modele integrimi.
“Franca po qëllon veten në këmbë” Prof. nga qendra e shkencave politike, të së drejtës publike dhe sociologjisë në Universitetin e Lille, i cili anketoi 900 myslimanë francezë dhe bëri intervista të thella me 130 prej tyre tha, “Këta njerëz në fund të fundit po kontribuojnë në ekonominë kanadeze ose britanike. “Franca me të vërtetë po qëllon veten në këmbë,” tha ai.