Opozita në Serbi akuzon Vuçiqin për krizën politike dhe sociale

Opozita pro-evropiane në Serbi, akuzon qeverinë e presidentit Aleksandër Vuçiqit, për krizën politike dhe sociale.

Opozita deklaron se qeveria aktuale është përgjegjëse për kolapsin e demokracise dhe dyshon se e njëjta do të sjellë progres në çështjet madhore si rruga evropiane dhe Kosova.

“Me këtë qeveri mos prisni ndonjë ndryshim pozitiv në Serbi, as në aspektin e anëtarësimit në BE dhe as në aspektin e zgjidhjes së çështjeve madhore që mundojnë rajonin si çështja e Kosovës dhe çështje të tjera madhore, nuk ka asgjë nga këto. Ajo që mund të presim nga kjo qeveri është futja e kokës në rërë, ikja nga përgjegjësia, zhvendosja e përgjegjësisë”, tha për RTK Radomir Llazoviq, deputet i Frontit të Gjelbër-Majtas.

Kritikat ndaj qeverisë së Aleksandër Vuçiqit po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga perëndimi, si për shkak të politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e tij ndaj çështjes së veriut të Kosovës.

Opozita që merr pjesë në protesta thotë se institucionet në Serbi nuk po funksionojnë.

“Tani kemi një shtet privat, i cili është stabilokraci, gje qe nga partnerët perëndimorë trajtohet si një shtet ku është më e rëndësishme të ketë stabilitet sesa demokraci. Ne kemi një shtet dhune ku keqpërdoren parate publike. Ne duhet të luftojmë vetë për lirinë dhe demokracinë, derisa kjo të ndryshojë, situata në vend nuk do të përmirësohet”, tha Zoran Llutovac, deputet nga Partia Demokratike.

Në Serbi po ndodhin skandale të shumta, po arrestohen denoncuesit e krimit, po përhapen urrejtja dhe fyerjet, dhe retorika anti perëndimore po forcohet. E ndërsa tensionet në shoqëri janë gjithnjë e më të theksuara, qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në protesta që nga fillimi i majit.

“Do të ishte mirë që të kemi një kthese dhe që njerëzit të fillojnë të marrin përgjegjësi, qeveria duhet të ketë atë lloj përgjegjësie’, tha Gjorgjo Zhujoviq, ekspert juridik

Opozita thotë se kur institucionet nuk bëjnë punën e tyre, protesta e zhvilluar çdo javë është i vetmi institucion që mund t’i drejtohen.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika