Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” shënoi përmbylljen e aktiviteteve për shpërndarjen e pakove gjatë muajit Ramazan.
Gjatë muajit të Ramazanit kjo organizatë ka shpërndarë rreth 1000 pako ushqimore, pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Prizren, Mamushë, Ferizaj, Hani i Elezit, Pejë etj.
“Duke u munduar të përfshijmë të gjitha shtresat në nevojë, familjet skamnore, familjet e dëshmorëve, nënat e jetimëve etj.
Gjatë këtij muaji të bekuar jemi munduar që t’u gjindemi pranë këtyre familjeve me qëllim që bereqeti dhe begatia e këtij muaji të ndahet në çdo sofër të skamnorit”, thuhet në postimin e KJK.
“Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” falenderon bashkëpunëtorët e saj për besimin dhe gadishmërinë për bashkëpunimin me ne, si dhe për ndihmën e ofruar këtyre shtresave të shoqërisë”, thuhet më tutje në postim.
Këto shpërndarje janë realizuar në bashkëpunim me organizatat vendore e ndërkombëtare siç janë:
Organizatat e dala nga Lufta, Organizatat vendore të Jetimëve, IHH, Sadak Tasi, Fetih Dernegi, Hasen, On Hayat si dhe në bashkëpunim me KFOR-in turk.
Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” do të vazhdojë me aktivitetet e saja humanitare edhe pas muajit Ramazan.