Me daten 06.10.2020 është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile – OJQ-ve, të Thirrjes së MZHR-së, me ç’rast OJQ “Kujdesi për Jetimat e Kosovës” ka qenë njëra prej përfituesve të granteve të ndara nga kjo ministri, përcjell Kosova Post.
Ceremoninë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, të cilët i uruan përfituesit për projekt – propozimet e tyre duke ju dëshiruar bashkëpunim dhe implementim të suksesshëm të projekteve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mori pjesë përfaqësuesi i OJQ-së, Besnik Sogojeva dhe menaxherja e projektit Esra Hashani.