Presidentja, Osmani ka thënë se në themelet e qëndron një rrugëtim i gjatë. Ajo ka përmendur se dy figurat kyçe të lirisë së Kosovës janë ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën dhe Komandantin Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Po ashtu ajo përmendi se meritorët për lirinë dhe pavarësinë e vendit, janë heronjtë, dëshmorët, martirët që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe luftëtarët e UÇK-së. E para e vendit ka falënderuar edhe aleatët e Kosovës që dhanë përkrahjeje që sot ne të jetojmë të lirë.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se historia e Kosovës është rrugëtim të gjatë. Ai përmendi të kaluarën që solli ditën e 17 shkurtit. Sipas tij, Republikës së Kosovë është historia më e gjatë e një përpjekje. Ai tha se Kosova është falë heronjve, dëshmorëve, martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe luftëtarëve të UÇK-së.
“Republikës së Kosovë është rezultat nga kryengritjet e viti 1990, deri tek heroi Afrim Bunjaku”, tha Kurti. Ai përmendi ish krerët e atëhershëm të shtetit të viti 2008, Fatmir Sejdiun, Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin.
Pas fjalimit të Osmanit dhe Kurtit filloi parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, e cila paradë po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).