Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin e Dohas në Katar, me ftesë të emirit të këtij shteti, Tamim Bin Hamad.
Osmani përmes një postimi në X ka thënë se në këtë forum do të flas për përpjekjet e Kosovës në paqen dhe sigurinë e qëndrueshme.
E para e shtetit të premten ishte për vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan.


























