Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka falënderuar homologun slloven Borut Pahor për përkushtimin e tij të palëkundur në forcimin e partneritetit Kosovë-Slloveni, përcjell Kosova Post.
Ajo po ashtu e ka falënderuar atë për për rolin e tij aktiv në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Faleminderit President Pahor për përkushtimin tuaj të palëkundur në forcimin e partneritetit Kosovë-Slloveni”.
“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë në rolin e Presidentit të Sllovenisë, e falënderova Presidentin Borut Pahor për angazhimin e tij të përgjatë dekadave të fundit në përafrimin e dy vendeve tona dhe për rolin e tij aktiv në mbështetje të integrimit euroatlantik të vendit tonë”.
Postimi i plotë:
Faleminderit President Pahor për përkushtimin tuaj të palëkundur në forcimin e partneritetit Kosovë-Slloveni! 🇽🇰🤝🇸🇮
Në vizitën e tij të fundit në Kosovë në rolin e Presidentit të Sllovenisë, e falënderova Presidentin Borut Pahor për angazhimin e tij të përgjatë dekadave të fundit në përafrimin e dy vendeve tona dhe për rolin e tij aktiv në mbështetje të integrimit euroatlantik të vendit tonë.