Vjosa Osmani sot zyrtarisht me ceremoni shtetërore ka marrë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Meqë do të pranonte detyrën e presidentes me ceremoni shtetërore, ajo erdhi e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe dy vajzat binjake të cilat shkëlqenin nga bukuria dhe krenaria, ndërsa ecnin përgjatë qilimit të kuq përkrah prindërve të tyre.
Kur presidentja ecte përgjatë qilimit të kuq, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajzat e saj bukuroshe, dukej se e gjithë krenari e presidentes Osmani ishte e koncentruar tek vajzat e saj, sesa te fakti se ajo po zyrtarizohej si presidente.
Ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani, e madhështuan edhe pjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti si dhe Kryekuvendarit Galauk Konjufca. Ky i fundit edhe ia dorëzoi detyrën.
Pamje e bukur dhe emocionuese ishte edhe momenti kur Presidentja Osmani me dorë në zemër nderonte himnin e shtetit. E ndërsa ajo po e bënte këtë akt, sikurse e ëma, të dy binjaket e nderuan po ashtu, me dorë në zemër e të buzëqeshura.
Ceremonia e marrjes së detyrës filloi me intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës, për të vazhduar me parakalimin pranë Gardës ceremoniale të FSK-së.
Ndryshe, kujtojmë se ceremionia shtetërore e marrjes së detyrës sot, ishte e kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, e cila tashmë ka një evoluim të hovshëm në vend./Kosova Post/