Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës ka kujtuar 11 marsin, ditën kur ka filluar edhe shprehja e paknaqësisë së studentëve të Universitetit të Prishtinës, me thyerjen e pjatave në mes të Mensës së Studentëve.
Osmani ka shkruar në Facebook, se refuzimi i pjatave në Menzën e UP-së nga rinia studentore e Kosovës, shënoi fillimin e demonstratave të cilat ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë.
Tutje ka shkruar Osmani se kjo revoltë ‘e bukës’ u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistencë për të drejta përmbajtësore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Ky është postimi i plotë i Osmanit:
40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e Kosovës, shënoi fillimin e demonstratave, të cilat ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë.
Kjo revoltë “e bukës”, u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtësore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.