Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një iftar përfaqësuesit e disa shteteve aleate të Kosovës. Ajo ka shpërndarë foto në rrjetin e saj social, në iftar ku ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it.
“Një mundësi e mirë për të diskutuar se si të gjithë ne mund të punojmë së bashku drejt forcimit të lidhjeve tona për një botë më paqësore”, ka shkruar presidentja Osmani.