Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit, Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.
“Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Me këtë rast, Presidentja Osmani edhe njëherë konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.