Pak orë para seancës konstituive të Parlamentit, deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në kuadër të listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës.
Kusari-Lila tha se këtë histori duhet shkruar bashkë për të gjithë ata që vijnë pas.
Kusari-Lila përmes Facebook-ut uroi mbarësi dhe fat për vendin.
“Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës. Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh. Mbarësi dhe fat vendi im! #Kosova❤️”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.