Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për fyrje dhe shpifje zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishinin.
Në padi thuhet se Lekaj ka paditur Durmishin pas një deklarate televizive, të cilën ish-ministri e ka konsideruar si shpifje dhe fyrje ndaj tij dhe ish-stafit të tij.
Nga kjo padi ai ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim.
Në deklaratën e tij, Durmishi kishte përmendur se Lekaj dhe ish-stafi i tij kishin udhëhequr me ministrin e Insfrastrukturës edhe në kohën e ministrave Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.