Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), pas përkeqësimit të situatës me COVID-19, ka paralajmëruar ashpërsim të masave, shkruan Kosova Post.
“Në javën e ardhshme në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, kanë paralajmëruar nga sektori i gastronomisë, ku pritet të përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit për të marrë pjesë në disa aktivitete” – thuhet në paralajmërimin e OHT-së.
Nga Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thanë se pas takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç qytetarëve edhe stafit të sektorit të gastronomisë, do t’u kërkohet që të dëshmojnë se janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, tha Oda e Hotelierisë dhe Turizmit./KosovaPost/