Kosova e ka humbur çerekun e parë nga Azerbajxhani në ndeshjen e parafundit të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Azerbajxhani e fitoi 10-minutëshin e parë me rezultat 21:20 në ndeshjen që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Më i miri deri më tani në parket te mysafirët ishte Poladkhanli me tetë pike e tri asistime, ndërsa te Kosova u dallua Tmusiq i cili shënoi tetë pikë e dha një asistim.


























