Shteti austriak i ka ashpërsuar masat anti-COVID. Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë i shtimit të masave të reja, thonë autoritetet, transmeton Kosova Post.
Ambasada e Kosovës në Austri, me këtë rast, ka dalë me një njoftim zyrtarë për ata që kërkojnë shërbime konsullore. Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me shërbimet konsullore
Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.
Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.
Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: [email protected]
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.