Pas publikimit të artikullit: “Teatër ‘Parregullsish’ Kombëtare, në Teatrin Kombëtar (Foto/ Dokument)” në Kosova Post, përkatësisht pas dëshmive që i ka ekspozuar Naim Berisha, aktor dhe Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës (ShSTKK), Kult Plus e ka fshirë artikullin: “Gjykata themelore merr vendim të ri për TKK-në, Neziraj: Ja, komedia kosovare, njerëz, gjykata merr rolin e arbitrit artistik”.
Kosova Post, i ka kontaktuar dje drejtuesit e portalit, por ata thanë që nuk janë në dijeni që Këshilli i Mediave të Shkruara, ka miratuar ndonjë ankesë, në lidhje me artikullin në fjalë.
Megjithatë, sot ata kanë vendosur ta fshijnë artikullin nga faqja, meqë ankesa iu është dorëzuar edhe atyre.
Kështu del referenca në makinën kërkuese Google, për artikullin. Por posa të klikosh në vegëzen, artikulli del që është fshirë./KosovaPost/