Regjisori Sokol Plakolli edhe një herë ka reaguar për sa i përket situatës së rënduar në Teatrin Kombëtar, përkatësisht keqpërdorimeve të shumta, që sipas tij, janë bërë nga grupe të caktuara brenda këtij institucioni, shkruan Kosova Post.
Ai i madje i ka publikuar edhe disa dokumente, që sipas tij, dëshmojnë keqpërdorimet sistematike brenda këtij institucioni, për vite me radhë.
“O sa mirë me kanë Sërrp, Maqedon Bullgar, UDB ash edhe i smutë… Bën shfaqje në TKK dhe paguhesh 4 fishë…” – ka shkruar ai, duke vënë në pah diskriminimin që iu është bërë regjisorëve vendorë, në raport me ata të huaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në grumbullin e dokumenteve të publikuara, Plakolli ka nxjerr edhe një Vendim, në bazë të të cilit regjisorit Sllobodan Unkovski, për regjinë e shfaqjes ‘Pasardhësi’, iu patën ndarë 12 mijë euro. Pikërisht për këtë, në konferencën e mbajtur para disa ditëve para MKRS-së, ai tha se janë bërë diskriminime të shumta në llogari të artistëve kosovarë./KosovaPost/