Sulmuesi i Kombëtares së Turqisë në futboll, Burak Yılmaz, i dha fund karrierës së tij në ekipin përfaqësues turk pas një drame penalltie kundër Portugalisë të enjten, raporton Kosova Post.
Turqia u eliminua nga kualifikimi për Kupën e Botës FIFA 2022 pasi humbi nga Portugalia 3:1 në gjysmëfinalen e plejofit të kualifikimeve evropiane.
Pranë fundit të ndeshjes në stadiumin Dragao të Portos, kur rezultati ishte 2:1, Turqia pati një shans të madh për të barazuar rezultatin pasi iu akordua penallti përmes rishikimit të gjyqtarit ndihmës me video (VAR).
Por lojtari 36-vjeçar, i cili shënoi edhe golin e parë të Turqinë, gjuajti penalltinë mbi portë dhe nuk arriti të barazojë rezultatin.
Sulmuesi, i cili luan për skuadrën franceze Lille, njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja në një intervistë pas ndeshjes.
Yılmaz ka shënuar 31 gola në 77 paraqitje për Turqinë që nga debutimi i tij në prill të vitit 2006.aa