Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është akuzuar se ka sulmuar fizikisht një shërbyes civil.
Pas këtij lajmi të publikuar ka reaguar edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu.
Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta, ndër to edhe reagimin e Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate.
Hyesni ka shkruar në Facebook, pas këtij rasti asgjë nuk po merret vesh, pasi që kamera nuk kishte aty.
Ai shkruan se e vërteta qëndron tek raportet e pushtetit.
Reagimi i plotë:
Shpejtim Bulliqi sulmon një qytetar që ishte në ambulancë me nënën e tij. Qytetari denoncon në polici, kurse Bulliqi e demanton. Secili me t’veten. Asgjë s’paska ngjarë sepse asgjë nuk po merret vesh. Kamera s’kishte. Fjala e kujt përbën lajm?
Zakonisht, asgjë s’ndodhi thotë sulmuesi, dhe jo viktima. Por, në një situatë të tillë e vërteta qëndron tek raportet e pushtetit. E kemi një kryetar komune përballë një nëpunësi; një pushtetar që mban pushtet politik, me polici e truproja, përballë një nëpunësi të zhveshur. Raporti nuk është veç policor. Bulliqi është punëdhënësi i tij. Bulliqi e ka në dorë jetën e tij ekonomike. Ky fakt vendos mbi guximin më shumë sesa truprojat e policia.
Sjellja kuazi-fashiste e një kryetari është ndjellje për ndjekësit. Sllogani “Krejt dhe Drejt” po na e tregon kuptimin: mujshari, pushtet, disiplinë; krejt në vijë, rresht për dy.