Elon Musk ka qenë në mes të polemikave pasi tha se djalin e tij (i kthyer tanimë në vajzë) e vrau virusi woke. Më pas vajza e tij transgjinore reagoi duke e quajtur të atin gënjeshtar.
Tan, ish-vjehrra e tij, Sandy Garossino, nëna e Grimes, e ka akuzuar miliarderin se i mban fëmijët e tij larg pjesës tjetër të familjes, teksa reagoi në rrjetet sociale.
Ajo etiketoi Musk-un dhe tha se fëmijët duhej të vizitonin stërgjyshen e tyre 93-vjeçare në Kanada gjatë fundjavës, por Elon planifikoi që djali i madh të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 të premten.
Pretendimet e Sandy Garossino theksojnë marrëveshjet aktuale të statusit të kujdestarisë midis prindërve dhe se ajo nuk e di se ku janë fëmijët.
“Ku janë fëmijët e tjerë dhe me kë? Ata duhet të jenë me nënën e tyre. Ata priten këtu në Kanada”, postoi ajo në rrjetet sociale.