Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Turqinë dhe Sirinë, ka bërë që mbi 3 mijë njerëz të humbin jetën dhe dhjetëra mijëra të mbesin nën rrënoja.
Kështu ndodhi edhe me një grua, e cila kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në qytetin Jindir në afërsi të Alepos së Sirisë.
Ajo kishte arritur ta sjellë në jetë foshnjën e saj, por që për fat të keq më pas kjo grua ka ndërruar jetë.
Megjithatë, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin foshnjën e gjallë nga rrënojat.
Pamjet amatore të publikuara më poshtë, shfaqin pjesët e ekipeve të shpëtimit që nxjerrin foshnjën dhe e dërgojnë në autoambulancë.