Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, Përparim Gruda dhe ai i Aleancës, Besnik Tahiri kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.
Arsyeja e këtij veprimi është bërë pasi në këtë komisionin nuk ka qenë në rend dite ligji për Specialen.
PDK ka propozuar ndryshimin e projektligjit për specialen, duke kushtëzuar miratimin e këtij ligji me çështjen e presidentit.
Ndërsa, nga LVV kanë thënë se çështja e presidentit është shumë e rëndësishme për atë si do të ecë Kosova përpara.


























