Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Faton Peci, ka paralajmëruar se nga sot nuk do të lejohet askush ta thyej Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Përmes një statusi në Facebook, Peci ka thënë se për ata që e shkelin këtë ligj do të pasojnë gjobat.
“Si Ministër bazuar në përgjegjësitë ligjore dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka, kam kërkuar nga AUV masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.
Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT”, ka shkruar ndër të tjera Peci.