Peci:Kosova e para në rajon për mbështetjen financiare ndaj fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, thotë se Kosova renditet e para në rajon sa i përket mbështetjes financiare ndaj fermerëve, transmeton Kosova Post.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se përgjatë viteve të kaluara, në Kosovë gruri është subvencionuar me nga 150 euro për hektarë.

Ndërkaq, Peci thekson se tashmë ky subvencionim është rritur për 216 për qind.

‘’Kosova renditet e para në rajon sa i përket mbështetjes financiare ndaj fermerëve. Në Kosovë, gruri me vite është subvencionuar me 150€ për hektarë ndërsa këtë vit do të subvencionohet 474€ për hektarë apo 216% rritje të mbështetjes. Shteti 🤝 Bujku. Afër prodhuesve vendorë!”, shkroi ai.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika