Sot ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kundër Salih Mustafës.
Ai ndër të tjera ka thënë se gjatë periudhës së luftës e ka njohur edhe një person tjetër me emrin Salih. Sipas tij, të dy ishin pjesë e Brigadës 153.
Dëshmia e tij është dëgjuar edhe sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai i është i përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës e më pastaj edhe pyetjeve nga trupi gjykues dhe pyetjeve plotësuese të prokurorit.