Një përplasje ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe përfaqësuesit të minoriteteve, Rifat Krasniç.
Ky i fundit i ka reaguar ashpër Alim Ramës së Vetëvendosjes, duke i thënë se nuk kanë shkuar në mbledhje për të dëgjuar fushatë dhe ligjerata.
“Na skemi ardhë këtu me i dëgju ligjeratat e Vetëvendosjes. E kam kry fakultetin, s’po du me ni prej juve ligjërata”, ka thënë Krasniç.
Ndaj deklaratës së përfaqësuesit të minoriteteve reagoi përfaqësuesi tjetër i VV-së, Sami Kurteshi i cili i tha Krasniçit se mund të dalë jashtë nëse nuk dëshiron të dëgjojë.
Por Krasniç ka vazhduar fjalën duke thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është vend për tubime politike.
“Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, ka thënë Krasniç.
Duke parë se përplasja mes tyre nuk ndalej, reagoi kreytarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila i tha Kurteshit të VV-së “boll mo bre me tutë” dhe se “KQZ kurrë nuk ka qenë më i politizuar”. bs