Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e renovimeve në repartin e hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ai tha se renovimi ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin.
Renovim është investim i realizuar nga familja Sopi nga Zhuri i Prizrenit.
“Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sopi nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre Nurije Sopi, e cila ka qenë paciente e këtij reparti. Renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin”, tha Kurti.
Kurti bëri të ditur se kostoja totale e këtij renovimi ka qenë 151 mijë euro.