Të shtunën në Prizren, është bërë përurimi edhe i një projekti për pasionantë të biçiklizmit dhe jo vetëm, i financuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, transmeton Kosova Post.
Adhurues të biçiklizmit, i janë gëzuar përurimit të shtegut “Pumptrack” në hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren.
Dijar Emini nga ” Marakli ‘biciklave” dhe Ymeir Miftari, ndjehen të lumtur edhe për realizimin e këtij projekti ku të rinjtë në radhë të parë do të kenë mundësi të argëtimit në këtë shteg.
Me rastin e përurimit të këtij shtegu, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz.
Kryetari Haskuka, tha se ky shteg i vetmi i këtij lloji në vendin tonë është edhe një atraksion i radhës në Prizren. Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz, tha se projekti është realizuar sipas standarteve bashkëkohore dhe është mjaft atraktiv për pasionantë të biçiklizmit. Ndërkaq, ministri Fikrim Damka, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt i dedikohet të rinjve që të kenë një vend për argëtim me biçikleta dhe jo vetëm.
Ndryshe, “Pumptrack” është një shteg i valëzuar, por i sigurtë,që mund të shfrytëzohet nga biçiklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshëm për lloje dhe madhësi të ndryshme./KosovaPost/