Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është kundërpërgjigjur kryekëshilltarit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili tha se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po i kërcënon serbët e Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e tij në Serbi.
Në një postim në Tëitter, Petkoviq, në reagim e sipër ndaj Velës, tha se Vela është bërë zëdhënës i opozitës Serbi.
Madje thotë se edhe Kurti po e përkrah opozitën serbe kundër Vuçiqit.
“Urime Blerim Vela. Sapo jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe! Ju treguat se Kurti mbështet opozitën në Beogdrad! Synimi juaj është i njëjtë – Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Kosovë, sepse luftojnë për interesat e popullit tonë! Mund të mashtroni dhe urreni, por serbët janë me ne”, tha ai.


























