Pica me kokainë në vend të kripës, kjo ishte kjo ideja e një pronari picerie në Monza për shpërndarjen e drogës, por që plani i përfundoi keq.
38-vjeçari italian dhe një egjiptian u arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se ata i kishin fshehur dozat e kokainës në një kavanoz.
Sipas raportimeve të arrestuarit ua dorëzonin klientëve drogën së bashku me picën kur bëhej “porosi speciale”. E gjithë skema u zbulua kur u ndalua një prej klientëve për kontroll. Ky person sapo kishte dalë nga restoranti me një qese me pluhur të bardhë.
Kjo bëri që autoritetet të ushtronin kontroll edhe në piceri dhe u gjetën mbi 50 doza kokaine të fshehura./tvklan