Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi udhëhoqi Inter Miamin drejt titullit të kampionit në Kupën e Ligave të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), raporton Kosova Post.
Në ndeshjen finale u takuan Inter Miami dhe Nashville.
Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1:1 me golat e Messit në minutën e 23-të dhe Fafa Picault në minutën e 57-të.
Megjithatë, në fund, Inter Miami festoi me një ekzekutim më të mirë të penalltive, duke arritur titullin e parë në histori.
Messi ka shënuar dhjetë gola në shtatë ndeshje për Inter Miamin.
Kjo kupë është trofeu i parë për Messin në fanellën e Inter Miamit, ndërsa në karrierën e tij të deritanishme ka fituar 44 trofe, duke thyer rekordin e Dani Alvesit dhe duke u bërë futbollisti më titullar në histori.
Messi ka fituar 35 tituj me Barcelonën, pesë me Argjentinën, tre me PSG-në dhe një me Inter Miamin.