Komuna e Podujevës fal tatimin në pronë, në vlerë deri në 100 euro, për vitin 2023 për të gjithë qytetarët.
Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, me 19 vota për u miratua propozimi i qeverisë për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët.
“Falet tatimi në pronë në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët. Sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, ku me 19 vota PËR është miratuar propozimi ynë për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët. Për qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024”, ka shkruar Bulliqi.
Një vendim të tillë ka marrë dje edhe Komuna e Prishtinës, por me një dallim, ku shuma e falur është deri në 75 euro.
Ndryshe, sikundër njofton Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, 23 komuna të Kosovës nuk iu kanë bindur vendimit të qeverisë për faljen e 100 eurove në Tatimin në Pronë.