Në një konferencë të përbashkët përpara gazetarëve, zyrtarë nga Prokuroria e Shtetit dhe Policisë së Kosovës, kanë dhënë detaje rreth operacionit “Bardhoshi”, transmeton Kosova Post.
Si rrjedhojë, janë arrestuar 5 persona dhe janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë.
Reshat Murseli nga Policia e Kosovës tha se:
“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, kurse 55 kilogram marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar tjetër.”
Po ashtu, përgjatë operacionit janë “sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, dhe Ferizaj.”
U bë po ashtu e ditur se të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPost/