Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e gardianit nga Revuqa e Podujevës, Granit Sherifi.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku viktima dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar.
“Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë.
Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si “Vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.


























