Policia jep detaje rreth grabitjes së djeshme në një bankë në kryeqytet

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj ka dhënë detaje rreth grabitjes së ndodhur dje në një bankë të Prishtinë.

Sipas policisë njëri nga të dyshuarit e këtij akti kriminal është arrestuar dhe tek ai janë sekuestruar 5810 euro.

“Grabitje – Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë 01.09.2023 – 13:39. Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika