Lufta e Tretë Botërore” duket më afër se kurrë. Mjafton një shkëndijë dhe mund të shpërthejë gjithçka. Sinjalet i ka dhënë Polonia. Në fundjavë, ky shtet filloi dislokimin e mbi 1,000 trupave në lindje të vendit. Lajmin e dha ministri i mbrojtjes, mes shqetësimeve në rritje të vendit anëtar të NATO-s se prania e mercenarëve të grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensioneve në kufirin e saj.
Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për t’u ofruar mundësinë luftëtarëve mercenar të grupit Wagner, të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin që të zhvendosen në Bjellorusi, ka shkaktuar pasiguri mes vendeve lindore të NATO-s se prania e tyre mund të shkaktojë paqëndrueshmëri më të madhe në rajon. “Mbi 1000 ushtarë dhe pothuajse 200 automjete dhe pajisje luftarake kanë filluar të vendosen në lindje të vendit”, shkroi zoti Mariusz Blaszczak në rrjetin Twitter. “Kjo demonstron gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit të vendit tonë”. Të dielën e kaluar Polonia tha se do të dërgonte 500 policë për të forcuar sigurinë në kufirin me Bjellorusinë. Gjatë javëve të fundit Polonia ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin nga Bjellorusia. Sipas zyrtarëve të kufirit, mbi 200 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht të premten, mes tyre shtetas nga Maroku, India dhe Etiopia. Polonia e ka akuzuar Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufi që nga viti 2021 duke sjellë individë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke u përpjekur t’i shtyjë ata përtej kufirit. Një komandant i lartë i grupit mersenar Ëagner u citua të ketë thënë të shtunën se luftëtarë të grupit po përgatiteshin të vendoseshin në Bjellorusi.
Sulmet e Rusisë ndaj Polonisë
Më i ashpër në deklaratat e tij tregohet gjithmonë “fajkoi” i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev. Ai lëshoi një sulm të ashpër disa javë më parë ndaj kryeministrit polak, Mateusz Moraëiecki, që tha se Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë dhe të mos shqetësohet për një luftë të NATO-s me Rusinë, pasi kjo e fundit do të mposhtej shumë shpejt. “Nuk e di se kush do të fitojë apo të humbasë një luftë të tillë, por duke marrë në konsideratë rolin e Polonisë si një repart ushtarak i NATO-s në Europë, ky vend është i destinuar të zhduket, bashkë me kryeministrin e saj budalla”, shkruan zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
“Blindohet” Polonia
Polonia për shkak të paranojës së saj ndaj Rusisë po ndërton atë që tani është në rrugën e duhur për t’u bërë forca tokësore më e fuqishme në BE. “Ushtria polake duhet të jetë aq e fuqishme sa të mos ketë nevojë të luftojë e vetme për shkak të fuqisë së saj”, ka thënë kryeministri Mateusz Morawiecki. “Polonia është bërë partneri ynë më i rëndësishëm në Europën kontinentale,” tha një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane në Europë, duke përmendur rolin vendimtar që Polonia ka luajtur në mbështetjen e Ukrainës dhe në mbështetjen e mbrojtjes së NATO-s në Balltik. Varshava ka thënë se do të rrisë shpenzimet e saj të synuara për mbrojtjen nga 2.4% e prodhimit të brendshëm bruto në 5%. Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz B?aszczak u zotua në korrik se vendi i tij do të kishte “forcat tokësore më të fuqishme në Europë”, dhe është në rrugën e duhur. Sot, ushtria e Polonisë është rreth 150,000, me 30,000 që i përkasin një force të re të mbrojtjes territoriale të formuar në vitin 2017. Këta ushtarë trajnohen 16 ditë të ndjekura nga kurse. Polonia tashmë ka më shumë tanke dhe obusa se Gjermania dhe është në rrugën e duhur për të pasur një ushtri shumë më të madhe, me një objektiv prej 300,000 trupash deri në vitin 2035, në krahasim me 170,000 aktuale të Gjermanisë. Berlini e konsideron Poloninë si një trampolinë që e ndan atë nga sfera e ndikimit të Rusisë. Sa më shumë tanke dhe trupa të ketë Polonia, aq më e sigurt do të jetë Gjermania.