Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllimet e tij homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për rrëzimin e helikopterit ku humbën jetën 17 persona, përfshirë ministrin i brendshëm i vendit, transmeton Kosova Post.
Në një bisedë telefonike, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy trajtuan zhvillimet e fundit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
Erdoğan përsëriti se Türkiye është e gatshme të ofrojë “mbështetje të fortë diplomatike” për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe ta “lehtësojë dhe ndërmjetësojë” atë.
Si pasojë e rrëzimit të helikopterit në qytetin Brovary të rajonit të Kievit humbën jetën 17 persona, përfshirë ministrin i brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi, zëvendësin e tij dhe sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme./aa