Presidenti Thaçi fajëson Beogradin për fshehjen e krimeve (Video)

Presidenti Thaçi fajëson Beogradin për fshehjen e krimeve (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e ditës ndërkombëtare e të pagjeturve ka bërë sot homazhe tek përmendorja e të pagjeturve në Prishtinë, raporton Kosova Post.

Presidenti i vendit shprehi shqetësimet të mëdha për mos zbardhjen e rasteve tash e 19 vite.

Duke kujtuar të zhdukurit, Presidenti Thaçi  kërkon më shumë angazhim për zbardhjen e fatit të 1500 personave që ende nuk janë gjetur, ndërsa bashkëndjen dhimbjen dhe shqetësimin me familjarët e tyre.

Sipas tij, autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen për 1650 personat të cilët janë evidentuar të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Çdo 27 prill na bashkon për të kujtuar caktimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë se kosovës. Kjo datë shënon ditën e të pagjeturve të kosovës.Nderojm dhimbjen e familjes se tyre pranë të cilëve do të jemi gjithmonë edhe 19 vjet pas luftës e dimë se çdo familje jeton më dhimbje të madhe shpirtërorë. Familja e persona të pagjetur meritojnë të dinë të vërtetën. Sot autoritet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të tregojnë për 1650 persona që janë të evidentuar si të zhdukur.Thërrasim ndërgjegjen e autoritetve serbe për zbardhjen e rasteve dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë”, tha Presidenti Thaçi.

Kreu i vendit theksoi se kjo çështje duhet të shtrohet edhe tek nivelet me të larta dhe institucionet e BE-së.

“Qështje e persona të zhdukur gjatë luftës duhet të shtrohet më nivele të lartë edhe në institucionet e BE-së. Shprehi falënderim për punën e shoqatave të personave të pagjetur të cilët do ta kenë përkrahjen time të pareshtur. Të gjitha viktimat e luftës meritojnë respektin më të madhë dhe sot përkulemi para të gjithë dëshmoreve të rënë për liri”, ka thënë Thaçi, raporton Kosova Post./Albana Hajdari/Eren Beksaç/

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra